Site icon Telegrafi

Tifozët e Milanit kritikojnë sjelljen e Donnarummas në fund të ndeshjes ndaj Lazios

(Foto: Screenshot/Twitter/SempreMilan)

Gianluigi Donnarumma u detyrua ta nxirrte topin tri herë nga porta e tij në sfidën e të hënës mbrëma kundër Lazios.

Dy gola nga Joaquin Correa dhe një tjetër nga Ciro Immobile e fundosën Milanin në këtë sfidë dhe për më shumë e kanë vënë në rrezik kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Portieri i Rossonerëve ishte në grupin e lojtarëve me vlerësimet më të ulëta në takim, megjithatë ai dukej i disponuar kur përfundoi ndeshja.

Një video në të cilën shfaqet 22-vjeçari duke u përshëndetur me ish-portierin e kuqezinjve, Pepe Reina, është bërë virale në rrjetet sociale.

Donnarumma shfaqet i qeshur dhe i disponuar, derisa tifozët e Milanit janë të pikëlluar, sepse klubi i tyre i zemrës rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Komente të shumta kritikuese ndaj tij janë shkruar nga tifozët duke i kërkuar që ta heqë shiritin e kapitenit dhe të largohet, derisa të tjerët kanë thënë se nuk mund të presin deri në fund të sezonin kur edhe i përfundon kontrata dhe duhet të shkojë.

Milani humbi dhe rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Donnarumma qesh – këtë nuk e falin tifozët e Rossonerëve. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/notgiorgiab/status/1386783553556467720

Exit mobile version