Telegrafi

Tifozët e Milanit krijojnë atmosferë impozante në Romë para finales

Tifozët e Milanit janë mbledhur në numër të madh në Romë dhe pritet të dominojnë në Stadio Olimpico.

Nga ora 21:00 zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit.

Tashmë të dyja skuadrat po bëhen gati për të performuar në fushën romake.

Dhe, ekipi i Milanit do të ketë përkrahje të fuqishme të tifozëve në Olimpico.

Klubi Rossoner ka publikuar një video në Tëitter ku shihen mijëra tifozë duke krijuar atmosferë impozante në romë.

“Rossonert janë gati t’i përkrahin djemt në Romë”, shkruan në këtë videoklip.

Ky është një rast ideal për Milanin që të mbyllë sezonin me një trofe, sezon i përshkruar me rënie dhe ngritje. /Telegrafi/