Site icon Telegrafi

Tifozët e Milanit e nderuan Ibrahimovicin – shumë duartrokitje për suedezin në debutimin e dytë në San Siro

Zlatan Ibrahimovic ka fituar një radhë të duartrokitjeve të pa ndaluara për disa çaste në San Siro.

38-vjeçari debutoi për herë të dytë në San Siro në barazimin pa gola të Milanit ndaj Sampdorias.

Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Juventusit, Manchester Unitedit e Paris Saint-Germainit, u inkuadrua në minutën e 55-të në lojë, në vend të Krzysztof  Piatekut.

Milan vs Sampdoria (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ibrahimovic për aq minuta sa luajti në fushë, dhuroi një paraqitje të mirë – gjersa kishte shansin që të shënonte me kokë.

Lexo po ashtu As Ibrahimovici në ridebutimin e tij nuk arriti ta ndihmonte Milanin - Rossonerët ndalen nga Sampdoria në shtëpi

Për një sulmues 38-vjeçar, kjo ishte një paraqitje për t’u lëvduar, por që tifozët e skuadrës italiane presin më shumë nga Ibra Kadabra në ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë se Ibrahimovic u rikthye te Milani si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy kishte skaduar më 31 dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version