Site icon Telegrafi

Tifozët e Man United i luten Amorimit që ta transferojë topin yllin qysh në janar

Tifozët e Manchester United po kërkojnë që Ruben Amorim të marrë me vete një lojtar të Sporting Lisbonës në Old Trafford pasi kanë parë ndeshjen e tyre kundër Estrela në Ligën e Portugalisë.

Amorim u konfirmua si trajneri i ri i United të premten, por nuk do të marrë drejtimin në Old Trafford deri më 11 nëntor.

Kjo do të thotë se atij i kanë mbetur edhe tri ndeshje në Sporting, ku e para nga ato është një ndeshje ligë të premten në mbrëmje.

Gjigantët portugez i kishin fituar të nëntë ndeshjet e tyre në Ligën e Portugalisë këtë sezon përpara ndeshjes, dhe shpejt bënë hapa të rëndësishëm drejt 10 fitoreve radhazi.

Sporting kishte epërsinë 3-1 në pjesën e parë, duke dominuar zotërimin e topit në Estadio Joao Alvalade dhe kishte pesë goditje në portë kundër kundërshtarëve të tyre në vështirësi.

Të tri golat erdhën nga top lojtari i tyre Viktor Gyokeres – i cili kishte shënuar 12 gola në vetëm nëntë ndeshje para mbrëmjes së së premtes – duke shënuar një hat-trick mahnitës prej 42 minutash.

Ai ka shënuar tashmë 19 gola tashmë këtë sezon dhe është në rrugë të mirë për të arritur numrin e sezonit të tij të mëparshëm.

Por tifozët e United duan që klubi të përfundojë shpejt një lëvizje për sulmuesin me vlerë 100 milionë euro.

Njëri shkroi: “Kam parë mjaftueshëm ta çojë Gyokeres në United sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një i dytë tha: “Me këtë ritëm Amorim mund të duhet të sjellë Gyokeres me vete kur të vijë në United sepse United dhe Zirkzee nuk mund të bëjnë gjysmën e asaj që unë po shikoj këtu”.

Një i tretë shtoi: “Gyokeres më mirë të jetë 1+1 në marrëveshjen Amorim me United”. /Telegrafi/

Exit mobile version