Telegrafi

Tifozët e Malit të Zi provokojnë ‘Dardanët’, ndërhyn policia speciale

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë kaloi në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë me golin e Amir Rrahmanit që pranoi një asistim të bukur nga Bersant Celina.

Por, para se të shënohej goli, tifozët malazezë filluan të krijonin rrëmujë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lexo po ashtu Kosova kalon në epërsi, Rrahmani shënon me kokë

Sigurimi i stadiumit ndërhyri menjëherë në drejtim të tyre dhe i qetësojë ata, duke u bërë që ndeshja të zhvillohej në normalitet.

Kosova është duke e dominuar ndeshjen ndaj Malit të Zi dhe ne sonte duhet të fitojmë patjetër për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/