Tottenham Hotspur dhe Liverpooli do të përballen më 1 qershor në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.
‘Spurs’ dhe ‘The Reds’ kanë bileta të limituara, por që janë dukur punuar shumë që asnjë tifoz i tyre të mos të mbetet pa biletë.
Liverpool dhe Tottenham do të kenë në dispozicion 16.613 bileta, në finalen që do të luhet në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.
Të dyja klubet angleze janë duke u siguruar që fansat e tyre t’i kenë me kohë biletat në duar, por që ‘The Reds’ janë duke prirë në numrin e biletave të shitura.
Tottenhami dhe Liverpool, gjithashtu kanë filluar të shesin edhe shallet që do t’i marrin tifozët e tyre në stadium, për të dhuruar një atmosferë të zjarrtë në Madrid.
Por, çmimi i shalleve po ndryshon në mes të dy skuadrave, pasi Spurs po i shesin nga 12 (15 euro) funte, ndërsa ‘The Reds’ po nga 15 funte (17 euro).
Ky veprim i Liverpoolit, ka acaruar tifozët e tyre, pasi nuk janë të kënaqur që i shesin për tri funte më shtrenjtë se rivali i tyre. /Telegrafi/