Një tifoz i Liverpooli ka marrë kamionin e tij, duke krijuar një paradë për titullin e Ligës Premier, së bashku me disa tifozë të tjerë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, derisa i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh.
Liga angleze është e suspenduar që nga mesi i muajit mars, derisa planifikohet që të rikthehet më 12 qershor.
Por, tifozët e The Reds nuk mund të presin më gjatë dhe kanë filluar paradën e tyre të krijuar me një kampion të hapur lartë.
Liga Premier ditë më parë ka bërë të ditur se ata do të mbështesnin paradën e Liverpoolit për titull, mirëpo duhet të shikojnë se sa është e sigurt situata nga coronavirusi. /Telegrafi/
เจ้าของธุรกิจพืชผลการเกษตร จ.พะเยา ทุ่มเงินกว่า 10 ล้านบาท ซื้อรถบรรทุก 3 คัน แล้วทำสีรถใหม่ พร้อมเพ้นท์ตัวหนังสือและโลโก้สัญลักษณ์ทีมฟุตบอลลิเวอร์พูล เพื่อเป็นการฉลองแชมป์พรีเมียร์ลีก ให้กับทีมลิเวอร์พูลที่ตนเชียร์ #ลิเวอร์พูล #ข่าวช่องวัน pic.twitter.com/dMswFmdZ36
— ข่าวช่องวัน (@onenews31) May 17, 2020