Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur dashurinë e tyre për Peter Drury pasi komentuesi legjendar dha disa nga vargjet e tij më të mira kur Mohamed Salah gjeti rrjetën dje kundër Manchester City.
Goditja e egjiptianit, e cila tregoi shpejtësi, dhunti dhe fuqi të jashtëzakonshme, ishte një nga golat më të mirë të sezonit dhe i denjë për një koment klasik, të cilin Drury e bëri shkëlqyeshëm.
“Salah … iku nga Cancelo”, thotë ai fillimisht. “Oh kjo është shkëlqyese nga Salah! Dhe akoma … Salah !Oh sensacionale! Absolutisht e bujshme!”.
Huge shame we had to listen to Gary Neville and Martin Tyler instead of this. pic.twitter.com/TfvRSkXjzk
— Louis Smith (@louissmith22) October 3, 2021
“Ky është futbolli PlayStation! Është qesharake. Ju nuk mund ta bëni këtë pa një kontroller (që përdoret për të luajtur në PlayStation)”.
Tifozët e Liverpoolit ishin plot lëvdata për fjalët e Drury pas ndeshjes.
“Ky njeri është një poet,” shkroi një Red në Twitter.
“Thjesht duaj Drury”, shkroi një tjetër. “Një legjendë absolute”.
Kjo nuk është hera e parë që Drury merr vlerësim universal për punën e tij pas mikrofonit.
Në vitin 2018, ai u vlerësua për komentin e tij të rikthimit mahnitës të Romës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, me një tifoz që argumentoi se “ky koment meriton Topin e Artë”.
“Është një grek nga mali Olimp!” Drury bërtiti pasi Kostas Manolas e shëno për ekipin e tij në 3-0. “Kush ka ardhur në shtatë kodrat e Romës dhe ka bërë një mrekulli”, ishte komentimi i tij në atë ndeshje. /Telegrafi/