Tifozët e Liverpoolit edhe një herë kanë treguar se janë më të veçantit në botën e futbollit.
Ata para ndeshjes derbi ndaj Evertonit janë shfaqur shumë të organizuar duke realizuar koreografinë ku shkruante “Bugsy”.
Ky është pseudonimi i Ronald Moran “Ronnie”, ish kapitenit të Liverpoolit i cili vdiq javën e kaluar pas një sëmundje.
Pasi u kujtua nga legjendat tjera të klubit, tash “Bugsy” u përkujtua edhe nga tifozët dhe natyrisht se ky është një tjetër gjest i madh i The Reds. /Telegrafi/