Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit po ‘çmenden’ pas Mohamed Salahit: “Nëse shënon ende gola, ne do të bëhemi myslimanë”! (Video)

Tifozët e Liverpoolit kanë krijuar një këngë të re për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah, i cili po shkëlqen me fanellën e kuqe.

25-vjeçari nuk i ka ndalur golat prej se ka ardhur në klub, ndërsa tifozët anglezë thonë se do të bëhen mysliman nëse ai vazhdon me gola.

“Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”, thuhet në këngën e tyre.

Salah në aksion

Salah, që luan për kombëtaren e Egjiptit, është kthyer në lojtarin kryesor dhe më të dashru të tifozvë anglez.

Ai është zgjedhur ‘Lojtari më i mirë Afrikan nga BBC’ për vitin 2017.

Salah është futur në mesin e pak lojtarë që ka arritur të shënojë 30 gola në një sezon.

Salah është në formë jetësore këtë sezon (Getty Images)

Shumë tifozë pas golit ndaj Portos po e krahasojnë me Lionel Messin.

I fundit që kishte arritur mbi 30 gola me Liverpoolin në një sezon ishte Luis Suarez, që tani luan te Barcelona. /Telegrafi/