Grupi më i madh i tifozëve në Kosovë, “Kosova Reds” nesër do të festojnë 10 vjetorin e themelimit.
Kjo datë përkon pikërisht në ditën kur Liverpooli do të përballet në finalen e Europa League ndaj Sevillës.
Për këtë është bërë një organizim madhështor i tifozëve mbarë Kosovës që e përkrahin Liveroolin dhe që do të jetë në bashkëpunim me Kujtesën.
Ata do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 19:00 ku deri në orët e vona do të jenë nën ethet e finales së Ligës së Evropës.
Në vazhdim mund të shikoni agjendën e Kosova Reds.