Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit kritikojnë dukjen e fanellës së re dhe pretendojnë se duket si “pastë dhëmbësh”

Tifozët e Liverpoolit kanë kritikuar fanellën e ‘rrjedhur’ në internet të klubit për sezonin e ardhshëm, duke deklaruar se duket sikur është “lyer me pastë dhëmbësh”.

Ndërsa Reds kanë ende punë të papërfunduar në këtë sezon aktual, pasi ata kërkojnë të fitojnë katër trofe, një publikim i fanellës së re të klubit si mysafir në internet tashmë ka bërë që tifozët të flasin për sezonin e ardhshëm.

Footy Headlines pretendon se ka akses në dizajnin e Liverpoolit për fanellën si mysafir për sezonin 2022-2023 dhe sigurisht që është një pjesë që ngjallë debat. Ndonëse nuk janë ngjyrat bazë në fanellë ato që i kanë bërë fansat e Reds të flasin, stili blu i çelët dhe vjollca me rrotullim mermeri ka rezultuar me siguri se është një mollë sherri.

Lexo po ashtu Mesut Ozil parashikon se kush do ta fitojë Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier

Ndërsa disa nga tifozët e zjarrtë e Anfield kanë duartrokitur dizajnin e çuditshëm, të tjerë e kanë kritikuar fanellën për ngjashmërinë e saj me produktet e pastrimit të dhëmbëve. Një fans shkroi: “Duket si pastë dhëmbësh Signal e lyer në të gjithë fanellën e bardhë”, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Colgate i freskët”.

Të tjerët u ndjenë ndryshe, duke zgjedhur të krahasojnë kompletin e ëmbël me llojet klasike të karamele

Dhe krahasimet nuk mbaruan me kaq. Baza e tifozëve të klubit më pas kërkoi që ajo fanellë as mos të dilte në shitje, shkaku që ishte një model i shëmtuar.

Fanella e tretë e Liverpoolit këtë sezon u kritikua gjithashtu pasi tifozët bënë krahasime me McDonald’s. /Telegrafi/