Tifozët e Liverpooli kanë bërë shaka se duan që YouTuberi i kthyer në boksier dhe tifozi i pasionuar i Reds, Jake Paul, ta blejë klubin nga Fenway Sports Group.
U zbulua të hënën se FSG kishte bërë të ditur se po e shesin klubin dhe po presin ofertues serioz.
Kompania amerikane ka qenë në krye që nga tetori i vitit 2010 dhe nën pronësinë e tyre, Liverpooli ia doli të shijonte disa suksese nën urdhrat e Jurgen Kloppit.
Në vitet e fundit, ata ia dolën që ta fitonin Ligën Premier pas 30 vitesh, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup dhe FA Cup.
Thuhet se Reds kanë një vlerë prej pesë miliardë euro, që do të thotë se një ‘pronësi shtetërore’ është në temën e diskutimit.
Në Twitter, një numër i përkrahësve të Liverpoolit i kanë kërkuar Paulit të krijojë një konsorcium për të blerë klubin nga Merseyside në të ardhmen.
Paul u bë një tifoz i Liverpoolit vitin e kaluar, duke postuar rregullisht opinionet e tij për lojërat, si dhe dashurinë e tij për Mohamed Salah.
25-vjeçari thuhet se ka një vlerë rreth 38 milionë euro neto, shumë më poshtë se vlerësimi i Liverpoolit apo ndonjë klubi elitar të futbollit.
Asgjë nuk e ndalon atë të krijojë një konsorcium, diçka që përdoruesit e mediave sociale shpejt ia kujtuan.
Një person komentoi: “Jake të lutem bleje Liverpoolin”. Një i dytë tha: “Kam një ndjenjë që Jake do të dëshirojë të përfshihet”.
Dikush tha: “Pse nuk blini disa aksione në Liverpool, Jake?”. Ndërsa një i katërti shkroi në Twitter: “Nëse Jake do të blinte Liverpoolin, ai do ta vendoste veten në mesfushë”. /Telegrafi/