Sezoni 2021/22 në Ligën Premier ka nisur me praninë e tifozëve dhe për ekipin e Liverpoolit ndeshja e sotme (e shtunë) ndaj Burnley ishte e para për ta si vendas dhe tifozët e tyre krijuan shumë atmosferë emocionuese dhe të shkëlqyeshme njëkohësisht.
Liverpooli e nisi sezonin e ri javën e kaluar me fitore 3-0 ndaj Norwich Cityt në udhëtim, ndërsa sot në shtëpi fitore ndaj Burnley me rezultat 2-0.
Tifozët janë kthyer tashmë brenda stadiumeve të futbollit, dhe adhuruesit e Reds kanë dhuruar spektakël dhe emocione në Anfield.
Anfield u rikthye në maksimumin e tij madhështor sot në ndeshjen si vendas ndaj Burnleyt dhe nuk kishte sesi tifozët të mos i jepnin ‘zemër’ ekipit të tyre.
Turn this UP! 🔊
A packed Anfield singing 'You'll Never Walk Alone'. We've missed this noise ❤️
(via @IanDoyleSport)pic.twitter.com/Q7kTmQBcxY
— ESPN FC (@ESPNFC) August 21, 2021
Himni apo kënga e njohur e tyre “You’ll never walk alone” apo “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” u dëgjua para fillimit të ndeshjes pas një kohe të gjatë.
Interpretimi i kësaj kënge dhuroi emocione të mëdha mes tifozëve dhe lojtarëve, pasi kishte kohë që nuk e kishin kënduar dhe dëgjuar në Anfield. /Telegrafi/
𝒀𝑶𝑼'𝑳𝑳 𝑵𝑬𝑽𝑬𝑹 𝑾𝑨𝑳𝑲 𝑨𝑳𝑶𝑵𝑬
Anfield is BACK ♥️
🎥 @neiljonesgoal pic.twitter.com/6ga8DsdSKU
— GOAL (@goal) August 21, 2021