Site icon Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit bëjnë që stadiumi i Atleticos të ngjajë sikur është Anfieldi

(Foto: Screenshot/Instagram)

Ndërkohë që tifozët e Atletico Madridi janë kujdesur për atmosferën jashtë stadiumit, tifozët vizitorë janë kujdesur për atmosferën brenda tij.

Mbështetësit e Liverpoolit kanë marrë primatin në Wanda Metropolitano para fillimit të ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Flakë, tym e ngjyra - pritja spektakolare që i bënë tifozët skuadrës së Atletico Madridit

Edhe pse mysafirë, ata kanë bërë aq zhurmë duke kënduar këngët e klubit të tyre, saqë ngjante sikur janë në Anfield.

Tifozët e Redsave njihen për atmosferën e zjarrtë që krijojnë kur e mbështesin ekipin e tyre të zemrës, porse kësaj radhe kanë bërë diçka më të veçantë në një terren mysafir.

Theksojmë se Atletico Madridi është nikoqir i Liverpoolit për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version