Ultrasit e Lazios kanë lëshuar një komunikatë duke e quajtur Francesco Tottin si më të mirin “nga armiqtë”.
Giallorossët nuk do t’ia vazhdojnë kontratën ikonës së tyre, ndërsa kapiteni legjendar këtë sezon ka luajtur shumë pak dhe nuk është trajtuar ashtu si e meriton.
Tifozët e klubit rival fillimisht kanë bërë shaka rreth sukseseve të Lazios gjatë periudhës sa Totti ka luajtur te Roma, si edhe për sukseset e Real Madridit (klub, i cili e ka kërkuar futbollistin italian kur ai ishte në formën më të mirë) gjatë të njëjtës periudhë.
Dhe më pas, kanë treguar respektin për e tyre për legjendën e futbollit italian.
“Sido që të jetë, e sidomos në këto kohë, ti ke arritur një objektiv që meriton respekt. Respektin që nuk e ke marrë nga tifozët dhe klubi yt, ndërsa për këtë – e themi me sinqeritet – na vjen keq”.
“Ne nuk do të lejonim asnjëherë një lojtar si ti që të trajtohej në këtë mënyrë. Asnjëherë nuk do të shikonim me qetësi atë që të kanë bërë dhe që po të bëjnë. Askush nuk po të mbron tash dhe natyrisht, ne nuk mund ta bëjmë”.
“Për çdo rast, ia japim dorën një kundërshtari, i cili pas gjithë këtyre viteve, largohet nga fusha si ‘më i miri nga armiqtë’”, shkruan mes tjerash në komunikatën e ultrasve të Lazios. /Telegrafi/