Site icon Telegrafi

‘Kuqezinjtë e Jakovës’ dalin kundër përforcimit të Vëllaznimit, sipas tyre ai është ‘Plis’ dhe nuk mund të luajë për ta

Dren Gashi ka hasur në probleme për transferimin e tij nga Flamurtari te Vëllaznimi.

Problemi nuk ka të bëjë me dokumentacion, por me tifozët Kuqezinjtë e Jakovës.

Para disa orësh ata kërkuan nga kryesia e re me në krye Agim Canën që të mos pranojnë asnjë njeri në klub, që i ka bërë dëmë klubit në të shkuarën.

Por sipas Dren Gashit, largimi i tij nga Vëllaznimi është bërë pa të drejt, pasi ai nuk është më pjesë e tifo grupit ‘Plisat’, tifo-grupi që ka pasur probleme me Kuqezinjtë e Jakovës.

Tifozët gjakovar nuk e duan askë në klubi që i ka bërë keq klubit

“Nuk do të jem pjesë e Vëllaznimit pasi tifozët e këtij klubi nuk më duan aty. Ata mendojnë që unë jam ende Plis. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të luaj në këtë klub”.

“Prej se luaj në Superligë unë nuk jam tifoz i asnjë klubi. Në të shkuarën e kam simpatizuar Prishtinën, por nuk kam marrë pjesë në probleme”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Gashi kur ishte pjesë e Prishtinës

Ai ka shtuar se po ndjehet keq që nuk po mund të luajë, pasi nuk do probleme me asnjë tifozëri tjetër.

Gashi në Superligë ka luajtur për klube si Prishtina, Gjilani, Drita, Drenica dhe Flamurtari dhe nuk ka pasur problem me asnjë tifozëri.

Kur luante te Drita

Me klubin gjakovar është bashkuar në stërvitje sulmuesi i Trepçës ’89, Henry Chibuze, por ende nuk ka zyrtarizim nga klubi. /Telegrafi/  

Exit mobile version