Site icon Telegrafi

Tifozët e ‘kryqëzojnë’ Ronaldon – publikojnë pamje nga reklama e tij me Coca Cola dhe KFC

Cristiano Ronaldo mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale me veprimin e tij, duke i larguar Coca Colan në konferencë për shtyp.

Ylli portugez bëri thirrje për një jetë më të shëndetshme, derisa kërkoi që të gjithë të konsumojnë ujë dhe jo pije të gazuara.

Lexo po ashtu Se i urren pijet e gazura tashmë është e dukshme - Ronaldo largon dy shishet dhe bën thirrje që të konsumohet më shumë ujë

Nga ky momenti, Coca Cola pësoi humbje katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një anti-reklamë.

Ylli 36-vjeçar në disa intervista kishte thënë se nuk e lejon djalin e tij që të konsumojë pije të gazuara apo edhe ushqime të shpejta.

Lexo po ashtu Fillimisht Ronaldo, tani edhe Pogba largon pije nga tavolina e konferencës për shtyp

Nga kjo skenë e krijuar, tifozët nuk kanë qëndruar duar kryq dhe e kanë reaguar ashpër ndaj yllit portugez.

Ata i kanë bërë me dije pesë herë fituesit të Topit të Artë se ai po bijë në kundërshtim me vete, pasi në të kaluarën ka qenë imazh i Coca Colas dhe KFC-së. /Telegrafi/

Exit mobile version