Telegrafi

Tifozët e Juves kërkojnë drejtësi

Tifozët e Juventusit kanë reaguar ashpër në këtë letër, duke kërkuar rikthimin e dy Scudettove të marra nga Juventusi, falje publike për vendimet e gabuara, kompensimin e humbjeve dhe dërgimin e skuadrave tjera të akuzuara në Serie B.

Këta tifozë thonë në këtë letër se nga gjykimi i ri ekzistojnë dy mundësi, ose të gjithë të jenë të fajshëm ose të gjithë të jenë të pafajshëm. Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë ata do të bojkotojnë abonimet televizive, qasjen në internet, biletat sezonale madje gjithë kampionatin e Series A, derisa të mos zbardhet plotësisht e vërteta e Calciopolit. /Telegrafi/