Telegrafi

Tifozët e Juves kërcënojnë lojtarët

Ata që quhen “Vikings Curva Nord” i kanë bërë ndjenjat e tyre të qarta të hënën në kampin stërvitor në Varese, ku grupi i tifozëve shpalosi një pllakatë në të cilin shkruante: “Ne duam që lojtarët të cilët duan të largohen, para se të largohen, të përjetojnë edhe një vit në ferr”.

Mauro Camoranesi, Christian Poulsen dhe Fabio Grosso janë nën llupën e tifozëve ultras të Juves. /Telegrafi/