Ka disa tifozë të Juventusit që ende veshin fanellat e Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium, por disa prej tyre gjetën një mënyrë kreative për të zëvendësuar emrin e sulmuesit.
Ronaldo u largua nga Torino të premten me Manchester United që njoftoi kthimin e tij në të njëjtën ditë.
Juventusi filloi sot (e shtunë) epokën pas-Ronaldo me ndeshjen e tyre të parë në Serie A të sezonit, kundër Empolit.
Nuk kishte shumë tifozë të Juventusit të veshur me fanellat e Ronaldos për ndeshjen e sotme në Torino, por disa nga ta që i patën, gjetën një mënyrë për t’i bërë të përdorshme fanellat e tyre, pavarësisht largimit të sulmuesit.
Një fotografi që po bëhet virale në mediat sociale tregon dy prej tyre të veshur me fanellat e Ronaldos të Juventusit, por me disa ndryshime shumë të nevojshme.
#JuveEmpoli pic.twitter.com/EfBwJWkpNe
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) August 28, 2021
Njëri ka zëvendësuar emrin e sulmuesit, duke shtuar numrin 3 me një shkrim “Fa caldo”, që përkthehet në “është nxehtë”.
Tjetri përdori disa lojëra fjalësh për të ndryshuar emrin e Ronaldos në “Spavaldo”, që do të thotë “arrogant” ose “mendjemadh”. /Telegrafi/