Nga SHBA-të vjen një tjetër konfirmim se Juventusi ka marrëveshje me Douglas Costan.
Në Amerikë, braziliani 26 vjeçar i Bayern Munich ka takuar disa tifozë të Juventusit në një ndeshje bamirësie.
Ai ka dhënë një autograf për një fëmijë që kishte të veshur fanellën e Juventusit.
Pastaj me të u bashkuan disa pjesëtarë të stafit të ” Futboll Italia TV ‘ që i dhanë një kapelë të Juventusit dhe një tjetër e detyruan ta nënshkruajë.
Në fund ai u pyet se a do të vije te Juventusi, ai nuk kishte përgjigje, por një dha një buzëqeshje. /Telegrafi/