Telegrafi

Tifozët e Juventusit duan që të hiqet ‘ylli’ i Antonio Contes në stadium: Janë mbledhur deri tani mijëra nënshkrime

Gjatë dhe pas ndeshjes Juventus – Inter, kishte sulme verbale dhe ofendime mes Antonio Contes dhe presidentit të bardhezinjëve, Andrea Agnelli.

Kjo ka ringjallur pakënaqësinë e tifozëve të Juventusit ndaj ish-kapitenit dhe më pas trajnerit të “Zonjës së Vjetër”.

Tifozët e klubit që po dominon prej një dekade futbollin italian kanë marrë iniciativën për të nënshkruar një peticion për heqjen e “yllit” të Antonio Contes në “Allianz Stadium”.

Të njëjtën gjë ata kërkuan edhe në vjeshtë të vitit 2019, ku ai kaloi te Interi.

Deri më tani peticioni janë mbledhur mbi 16 mijë nënshkrime.

Tifozët kanë bashkangjitur edhe një shkrim, ku tregohen arsyet se pse ky yll duhet t’i hiqet Contes. Telegrafi/