Site icon Telegrafi

Tifozët e Juventusit ‘çmenden’ pas agjentit Mino Raiola – ata e falenderojnë duke ia kënduar emrin pasi e solli De Ligtin

Matthijs de Ligt, tani 19 vjeç, ka qenë pjesë e Ajaxit që kur ishte nëntë vjeç, ndërsa debutimin e tij e ka bërë në shtator të 2016 kundër Willem II.

Për të kishte interesim nga Manchester United, Barcelonës dhe Paris-St Germain.

Megjithatë për shumën e 67.5 milionë eurove ai ka kaluar te Juventusi. Holandezi ka arritur në Torino të martën në mbrëmje.

De Ligt sot ishte për testet mjekësore në J Medical, ku me të ishte dhe agjenti i tij, Mino Raiola. Ai u prit ngrohësisht nga tifozët e Juventusit që ishin shumë mirënjohës që ai ua ofroi atyre klientin e tij.

Lexo po ashtu De Ligt i kompleton me sukses testet mjekësore te Juventusi

Në fakt, ata e pritën duke kënduar edhe emrin e tij kur hyri me makinë në J Mecical.

Ai foli për media që ishin mbledhur rreth ambienteve të klubit. “Nuk është çështja se kush e ka kërkuar më shumë, por Juventusi është ekipi më i mirë për të”.

“Është e rëndësishme që një mbrojtës të vijë në Itali. Ai mund të mësojë të bëhet më i miri në botë këtu”.

“Përsa i përket punës dhe mentalitetit, ai afrohet dhe, madje, mund ta tejkalojë edhe Nedvedin. Ai më kujton Ibrën për ambicie”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/

Exit mobile version