Tifozët e Interit thuhet se planifikojnë një protestë të madhe ndaj lojtarëve dhe menaxhmentit kur Nerazzurët do të presin Sassuolon këtë fundjavë.
Bosi i shkarkuar Stefano Pioli nuk do të ketë mundësinë të përjetojë protestën pasi tashmë ishte shkarkuar, teksa 40 mijë tifozë pritet të protestojnë ashpër për formën e dobët të skuadrës.
La Gazzetta dello Sport raporton se Curva Nord është e pakënaqur me lidershipin e klubit, duke besuar se kishte probleme të tjera të thella në organizatë që shkaktuan rezultatet negative.
Interi ka fituar vetëm dy pikë nga 7 takime në Serie A që është ecuria më e keqe e ndonjë skuadre këtë edicion në Serie A. /Telegrafi/