Telegrafi

Tifozët e Interit me atmosferë të zjarrtë dhe pritje madhështore për ekipin e tyre si kampion i ri i Serie A

Tifozët e Interit i kanë pritur futbollistët dhe stafin e klubit me një atmosferë të zjarrtë jashtë stadiumin Giuseppe Meazza para ndeshjes ndaj Sampdorias.

Interi është nikoqir iSampit në takimin që pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Megjithatë, disa orë para ndeshjes, tifozët Nerazzurrë kanë pushtuar rrugët e qytetit, e në veçanti ato afër stadiumit të ekipit të tyre.

Tifozët e shumtë në numër janë duke krijuar atmosferë të zjarrtë dhe pritej madhështore me këngë dhe fishekzjarrë.

Kjo atmosferë vjen pasi Interi u shpall javën e kaluar edhe matematikisht kampion i sezonit 2020/21 në Serie A.

Ky titull i Interit vjen pas plot 10 vjet pritje. /Telegrafi/