Gjilani sot ka pësuar 2:1 nga Feronikeli në derbin e xhiros 13 të Vala Superligës.
Gjatë ndeshjes, gjilanasit kanë pasur reagime të ashpra në drejtim të gjyqtarëve me pretendim se atyre po u bëhet padrejtësi.
Ndërkohë, kjo ka reflektuar te tifozët, “Skifterat” që kanë thyer lokalin në pronësi të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Besfort Kosumi.
Telegrafi mënson se dëmet nuk janë të mëdha.
Madje tifozët janë mburrur me dëmtimin e pronës private të gjyqtarit në një postim në facebook.
“Ju dëmtoni dashurinë tone, Ne shkatërrojmë pasurinë tuaj ! Nuk është burrnore me ba padrejtësi ndaj dikujt e mos me i dal zot shtëpisë tënde. Ti ike , nuk qëndrove ne oden tënde me u ballafaque me ata qe sot ua shkele dashnin , ua perdhose mundin dhe djersen , prandaj le te jetë ky një mesazh për ty, koleget e tu dhe gjithë mekanizmat e futbollit sepse ne pafundësisht nuk mbyllim sytë. Sot shtëpia e vjetër, nesër shtëpia e re. #US99”, kanë shkruar “Skifterët”.
Ndryshe, Kosumi është nga gjyqtarët më të vlerësuar në futbollin kosovar. Ai prej vitesh gjykon ndeshjet kryesore elitare.
Komisioni disiplinor vazhdon të jap dënime minimale për vandalizmat në stadiumet tona. /Telegrafi/