Tifozët e Galatasaray kanë përgatitur një koreografi të pabesueshme në duelin e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
Koreografia e tifozëve turq shtrihet në të gjitha tribunat e stadiumit “Rams Park” në Stamboll.
Zhvillimi i ndeshjes ka qenë në dyshim gjatë gjithë ditës për shkak të reshjeve të dendura në Turqi, por pas inspektimit të zyrtarëve të UEFA-së u dha leja që ndeshja të luhet.
Megjithatë, shiu i dendur nuk i prishi planet tifozëve të klubit turk, të cilët bënë një koreografi mbresëlënëse në të gjitha tribunat e stadiumit.
Nah this looks cold pic.twitter.com/Z4M6GngenB
— WolfRMFC (@WolfRMFC) November 29, 2023
“Mirë se erdhe në ferr”, thuhej në mesazhin e tifozëve të Galatasaray në drejtim të mysafirëve.
Në të njëjtën kohë, tifozët turq nuk kanë harruar të mbështesin palestinezët, ndaj kanë varur një pankartë të madhe me mesazhin: “Raca njerëzore po vdes në Gaza”.
A powerful message from the Galatasaray fans tonight 🇹🇷
“Humanity is dying in Gaza” pic.twitter.com/mqO1fIRkAG
— PATRON 🇵🇸 (@UTDPatron) November 29, 2023
45 minutëshi i parë i këtij ballafaqimi u mbyll me rezultat 2-1 në favor të Manchester United, teksa pjesa e dytë na garanton spektakël./Telegrafi/