Eintracht Frankfurt është befasia më e këndshme këtë vit në Ligën e Evropës.
Skuadra gjermane ka eliminuar edhe gjigantin portugez Benfica për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Ekipi gjerman pësoi humbje 4-2 në ndeshjen e parë në Lisbonë, por në një ndeshje perfekte triumfoi 2-0 para adhuruesve të vet për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Filip Kostic dhe Sebastian Rode shënuan dy golat e kualifikimit të Frankfurtit.
Frankfurt kishte mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve pasi Commerzbank-Arena ishte i stërmbushur me 51,500 tifozë të pranishëm.
Në fund të ndeshjes qindra ultras të skuadrës vendas kaluan edhe sigurimin dhe thyen reklamat mbrapa portës për tu futur në fushë.
Megjithatë ata nuk e pushtuan krejtësisht fushën pasi lojtarët vendas ia kërkuan një gjë të tillë pasi mund t’i dënohej fusha nga UEFA.
Goosebumps x 💯💯💯#SGEuropa pic.twitter.com/dfzAAJbIto
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) April 18, 2019
Gjithsesi një ndihmë tejet e madhe për këtë fitore lojtarëve iu dha nga tifozët të cilët në asnjë moment nuk pushuan dhe krijuan atmosferë të zjarrtë.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, Frankfurt do të përballet me Chelsean ku do të synojë të bëjë një tjetër befasi.
Kujtojmë se skuadra gjermane për të arritur deri këtu ka eliminuar fillimisht Shakhtar Donetsk e pastaj gjigantin italian Inter. /Telegrafi/