Të dielën me fillim nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit 2017/2018 në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Para javës së 33-të dhe të fundit të elitës së futbollit vendor, klubi nga Gjilani e kryeson tabelën me 66 pikë të arkëtuara, tri më shumë se skuadra kryeqytetase.
Për t’u shpallur kampion, Dritës i mjafton edhe barazimi apo humbja me një gol disavantazh.
Ndërkaq, që Prishtina ta fitojë titullin e kampionit të sivjetmë duhet që doemos të fitojë, edhe atë me epërsi prej më shumë se dy golash.
Dhe për ta motivuar skuadrën e tyre drejt triumfit, Intelektualët janë paraqitur në stërvitje për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Tifozët e Dritës kanë krijuar atmosferë dhe me brohoritje i kanë inkurajuar lojtarët para ndeshjes më të madhe të sezonit.
Në ndërkohë, akoma nuk është vendosur për qytetin se ku do të zhvillohet sfida vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës. /Telegrafi/