Telegrafi

Tifozët e dhunshëm bullgarë kthehen nga Maqedonia për në Bullgari

Tifozët bullgarë të klubit ”Botev” të cilët shkaktuan incident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, duke shkruar parulla antimaqedonase, janë kthyer sërish në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, tifozët kishin bllokuar rrugën pas tentimit të policisë për të arrestuar disa prej tyre. Rruga Kumanovë-Kriva Pallankë u bllokua për disa orë, që më pas të çbllokohet.

Bullgarët ishin nisur drejt Shqipërisë për të mbështetur ekipin e tyre në një garë futbolli për kualifikime në Europa League./Telegrafi/