Telegrafi

Tifozët e Crvena Zvezdas assesi ta pranojnë realitetin, merren përsëri me Kosovën (Foto)

Shteti i Kosovës vazhdon ende të jetë plagë e pashlyer për serbët, të cilët assesi nuk mund ta pranojnë këtë realitet.

Pavrësia e Kosovës ka lënduar jashtë mase serbët, të cilët jetojnë ende në iluzione dhe mendojnë se Kosova ende është pjesë e tyre.

Lexo po ashtu Incidente të rënda në Beograd: Serbët therin dy tifozë rusë, ndërsa përpiqen tua lënë fajin shqiptarëve?!

Janë tifozët e skuadrës së njohur serbe, Crvena Zvendas, të cilët vazhdimisht marren me çështjen e Kosovës.

Pas shumë parullave ndër vite, tifozët e kësaj skuadra kanë shpalosur edhe sot (e enjte) një të tillë para ndeshje kualifikuese për në Ligën e Evropës ndaj Sparta Pragës.

Tifozët e Crvena Zvedas kanë bërë një koreografi ku flamuri i Kosovës shihet në ngjyrat serbe, ndërsa kishte edhe mesazhe në drejtim të Presidentit Aleksandër Vuçiç, në lidhje me deklaratat e fundit për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë. /Telegrafi/