Kapiten dhe legjendë. Joe Hartit i është dhënë një përkrahje e jashtëzakonshme në ndeshjen që dje Manchester City e fitoi kundër Steaua Bukureshtit (1-0).
Atij i ishte thënë nga Pep Guardiola se mund të gjej një skuadër të re deri më 31 gusht.
Kur ishte minuta e 66-të, tifozët filluan të këndojnë këngën: “Ngrihuni në këmbë nëse e doni Joe Hartin” dhe të gjithë ishin me të.
Tifozët e Cityt treguan besnikëri ndaj shërbimit të gjatë të Hart që tashmë ka 348 ndeshje me klubin. Mediat shkruajnë se është turp se si Guardiola, nuk është duke e marrë parasysh portierin e Kombëtares së tyre.
Ai ka zgjedhur Willie Caballeron dhe Claudio Bravon që do të bashkohet nga Barcelona, duke e lënë si portierin e tretë Hartin, që fitoi dy herë kampionatinme qytetarët.
Ai foli pas ndeshjes duke thënë se kjo ishte nata më prekëse në karrierën e tij.
“Ka qenë një natë speciale për mua. Kam pasur shumë net emocionuese në futboll, por kjo me të vërtet ishte natë e madhe për mua”.
“Të gjithë e dimë situatën që është duke ndodhur, por unë e ndjejë vetën si pjesë të rrethit dhe jemi duke e menaxhuar mirë këtë situatë pasi kemi menaxhment të mirë këtu”.
“Jam shumë i lumtur me ekipin sot. Ishte një natë speciale për mua sonte. Ky është një vend special për mua dhe nuk kam sekrete, pasi është vendi që e dua”.
“Unë e vlerësoj popullin e Manchester Cityt dhe kjo rezulton se edhe ata më vlerësojnë mua. Unë e di se është një ndjenjë e bukur”.
Guardiola foli për këtë situatë pas ndeshjes.
“E di që ai është një legjendë këtu. E di që është shumë i rëndësishëm për klubin. E di se çfarë ka bërë për këtë klub. Ai është pjesë e historisë dhe për rrjedhojë ai është me ne”, ka thënë trajneri spanjoll. /Telegrafi/