Site icon Telegrafi

Tifozët e Chelseat sulmohen në Romë (Foto)

Një grup i tifozëve ultras të Romës, ka sulmuar tifozët e Chelseat mbrëmjen e të hënës.

Tifozët e sulmuar të Chelseat megjithatë kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Tifozët anglezë po pinin në Shamrock Irish Pub në rrugën e Koloseumit, kur një grup i tifozëve ultras Gialloros me fytyra të mbuluara dhe me kapela hynë në këtë lokal.

Duke mbajtur shkopinj ata sulmuan tifozët anglezë të cilët erdhën në kryeqytetin italian për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte mbrëma (e martë).

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

Disa tifozë të Bluve të Londrës u lënduan dhe këta tifozët ultras ikën menjëherë nga lokali, duke dëmtuar po ashtu edhe lokalin në fjalë.

Policia arriti në vendin e ngjarjes shpejt dhe po shikon kamerat e sigurisë për të identifikuar dhunuesit.

Policia në Roma kë konfirmuar se dy antarë të grupit ultras Fedayn është arrestuar.

Incidenti rikujton sulmin e tifozëve të Lazios ndaj atyre të Tottenhamit, ku dy tifozëve italianë u është ndaluar për pesë vjet hyrja në stadiume. /Telegrafi/

Exit mobile version