Tifozët e Chelseat kanë bërë të qajë gruan e trajnerit të tyre, Antonio Contes, pak para fillimit të ndeshjes.
Në një fitore me katër gola kundër Watford në Stamford Bridge, trajneri italian mori urimet për titullin nga tifozët e klubit.
Gruaja e tij, Elisabetta Muscarello, ishte në stadium ku pas këngëve për italianin ajo filloi të qajë.
Muscarello shihet rrallë në ndeshjet e Chelsea, pasi ajo jeton me vajzën e tyre të vogël në Itali.
Trajneri 47-vjeçar është duke menduar që të marrë edhe familjen në Londër për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/