Telegrafi

Tifozët e Chelseat të acaruar që Willian ka marrë numrin e Hazardit

Willian ka marrë numrin dhjetë në fanellë te Chelsea për sezonin e ri, ndërsa tifozët nuk janë të lumtur me këtë vendim.

Ky numër mbahej nga Eden Hazard që në këtë verë e kompletoi kalimin te Real Madridi, derisa flitej se atë mund ta merrte Callum Hudson-Odoi ose Christian Pulisic.

Anësori amerikan shihet si zëvendësues i belgut, mirëpo ai nuk do të mund ta marrë numrin dhjetë në fanellë për sezonin e ri.

Wilian (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Willianit thuhet se i është dhënë numri dhjetë në fanellë shkaku i kontributit që ka dhënë në klub që disa vite.

Por, kjo gjë nuk u ka pëlqyer tifozëve të skuadrës londineze që kanë kërkuar që numri t’i ofrohet Pulisicit ose Hudson-Odoit.

“Ai (Willian) nuk ka bërë asgjë dhe nuk ka treguar asgjë për ta merituar numrin dhjetë”, ka shkruar një tifoz i Chelseat. “Willian ta marrë numrin dhjetë në fanellë është krim, nuk ka ndryshe”, ka shkruar një tjetër. /Telegrafi/