Telegrafi

Tifozët e Bocas dhe River Plates ‘pushtojnë’ Madridin, që siguria të jetë në nivel autoritetet lokale shfaqen edhe me autoblinda jashtë Bernabeut

Foto: Getty Images/Guliver

Se tifozët e Boca Juniorsit dhe River Plates janë unikë e tregon edhe udhëtimi i tyre në Madrid.

Përkundër faktit se ata janë 10 mijë kilometra larg shtëpive të tyre, kjo nuk i ka ndalur të përkrahin skuadrat e tyre para finales së Copa Libertadores.

Tifozët e Boca Juniors jashtë stadiumit Santiago Bernabeu para ndeshjes ndaj River Plates (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Finalja e dytë do të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, kështu rrugët e kryeqytetit spanjoll ishin të mbushura me tifozë argjentinas gjatë gjithë kohës.

Policia spanjolle e vendosur para stadiumit Santiago Bernabeu (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Autoritet vendase duke e ditur rivalitetin e madh mes dy tifozerive, kanë marrë të gjitha masat e duhura që situata mos të eskalojë para dhe pas ndeshjes.

Rreth Bernabuet janë parë shumë forca të rendit, por edhe një numër i konsiderueshëm i autoblindave, gjë që nuk shikohet shpesh në këtë zonë kur luhet një ndeshje futbollit.

Siguria në nivel, autoblindat në gatishmëri (Foto: Diario AS/YouTube)

Finalja e parë mes këtyre dy skuadrave në stadiumin La Bombonera ka përfunduar me rezultat 2-2.

Kujtojmë se ndeshja kthyese në stadiumin e River Plates ishte anuluar pasi tifozët e kësaj skuadre kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Bocas teksa po futej në stadium Antonio Vespucio Liberti. /Telegrafi/