Qyteti i Stambollit është i gjithi në ‘flakë’ dhe plot zhurmë gjatë ditës së sotme dhe kjo e gjitha nga tifozët e Besiktasit.
Skuadra e njohur turke, Besiktasi e pret në Stamboll në ndeshjen e dytë apo kthyese të Ligës së Evropës skuadrën e Lyonit.
Ndeshja e parë e fituar nga francezët në fund të ndeshjes me rezultat 2-1, u përshkua me rrahje para ndeshjes dhe gjatë ndeshjes në mes të tifozëve, transmeton Telegrafi.
Nga trazirat e shkaktuara u ndërpre edhe ndeshja për disa minuta, por kështu nuk po ndodh edhe para takimit kthyes.
Në rrugët e Stambollit vërehen vetëm tifozët e Besiktasit, të cilët po përkujdesen që të bëjnë sa më shumë atmosferë për të motivuar skuadrën e tyre për të kaluar tutje.
Tifozët e Besiktasit kanë ndezur fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike, teksa këngët në përkrahje të klubit të zemrës nuk mungojnë aspak. /Telegrafi/