Policia spanjolle ka pasur probleme me tifozët e Bayern Munichut në Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes që e pësuan nga Real Madridi.
Të pajisur me maska mbrojtëse, mburoja dhe shkopinj gome, policët kanë hyrë në seksionin e tifozëve mysafirë kur po përfundonte pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Shumë tifozë bavarezë, të mbuluar me shalle në fytyrë, janë përleshur me policët që përpiqeshin ta mbanin rendin.
Reali kishte kërkuar forca shtesë të policisë që para fillimit të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, të cilën e fitoi me rezultat 4-2.
Rreth 1.800 policë ishin angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërsa forca të shtuara ka pasur edhe jashtë stadiumit.
Mbretërit u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-3. /Telegrafi/