Manchester City dhe Barcelona pritet ta zhvillojnë ndeshjen më interesante të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.
Por sa i përket tifozëve të Barcelonës kjo ndeshje nuk ka ndonjë vlerë të madhe pasi kanë refuzuar t’i blejnë biletat për këtë takim.
Skuadra angleze si nikoqire që është në këtë takim i ka dërguar Barcelonës 2900 bileta për tifozët e saj.
E deri në këtë kohë Barcelona nuk ka arritur t’i shesë më shumë se 750 bileta dhe kështu pjesën tjetër ia ka kthyer Cityt.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Mundo Deportivo’, tifozët katalunas nuk e vlerësojnë lartë kundërshtarin dhe kjo është arsyeja që nuk do të shpenzojnë për ta ndjekur nga afër Barcelonën.
Sipas një sondazhi në të njëjtën gazetë, tifozët katlunas kanë votuar se City nuk është skuadër e një rangu me klubin e tyre dhe për këtë arsyeje do ta shikojnë ndeshjen vetëm nëpërmjet televizionit.
E çuditshme arsyeja që vetëm 750 katalunas do ta ndjekin nga afër Barcelonën në Manchester në përballje me ish-trajnerin e saj Pep Guardiolën.
City pas shpenzimeve të mëdha llogaritet mes favoriteve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo për shumë tifozë kjo skuadër ende mbetet e vogël dhe pa traditë për trofe evropian. /Telegrafi/