Ëndrrat mund të bëhen realitet në Camp Nou. Këtë e përjetoi një tifoze e flakët e Barcelonës në ndeshjen për Kupën e Mbretit ndaj Valencias (1-0).
Lucia, një vajzë nga Cordoba, kishte udhëtuar nga Andaluzia për ta parë klubin e saj të zëmrës dhe lojtarin e saj të preferuar Sergio Busquets.
Kamerat televizive kapën imazhin vajzës para fillimit të ndeshjes me një fanellë të Sergio të veshur.
Ajo qante nga emocionet pasi ishte hera e parë që e shihte Barcelonën dhe kjo tërhoqi vëmendjen e stafit teknik të klubi, por edhe të vetë Sergio Bosquetsit.
Në fund të ndeshjes ishte pikërisht lojtari që u afrua te shkallet dhe i dhuroi fanellën, por edhe një foto për kujtim.
Vajza ishte e emocionuar, kur e pa që ëndrra e saj u bë realitet vetëm me paraqitjen e parë në këtë stadium legjendar.
Një tregim special nga Camp Nou, ku është ëndërrta mund të bëhen realitet. /Telegrafi/