Telegrafi

Tifozët e Atleticos sulmuan një autobus të tifozëve të Realit dhe pastaj u përleshën me policinë (Video)

Tifozët e Atletico Madridit janë përfshirë në përleshje të dhunshme me policinë lokale, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se tifozët e Los Rojiblancos e kanë sulmuar një autobus të tifozëve të Los Blancos duke e goditur me shishe.

Kjo ka nxitur reagimin e policisë që është përpjekur që ta shpërndajë turmën. Mirëpo, disa prej mbështetësve të Atleticos kanë hedhur shishe edhe në drejtim të policisë.

Autoritetet kanë arritur të vënë rend, ndërsa nuk dihet për numrin e të arrestuarve eventualë.

Ndryshe, Atletico Madridi është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Los Rojiblancos pësuan me rezultat 3-0 në takimin e parë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NqWn42yFMro