Disa tifozë të Atletico Madridit e shanë dhe e abuzuan në baza racore mbrojtësin e Manchester Cityt, Kyle Walker, ndërsa ai ecte rreth stadiumit Wanda Metropolitano, por anglezi nuk u interesua shumë dhe ia nguli sytë me një buzëqeshje.
Wanda Metropolitano ishte arena e një ndeshje të tensionuar dhe ashpër çerekfinale mes Alteticos dhe Cityt.
Megjithatë, në fund ekipi i Pep Guardiolas kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë një goli në ndeshjen e parë nga Kevin De Bruyne.
Pavarësisht disa periudhave relativisht të mira të futbollit nga të dyja palët gjatë gjithë kohës, kishte disa skena të pakëndshme në momentet e fundit të lojës që rrëmbyen titujt kryesorë.
Stefan Savic i tërhoqi flokët Jack Grealishit, ndërsa më vonë deshën të sqarohen edhe në tunelin e stadiumit.
Dhe disa çaste më vonë, mbrojtësi i krahut të Cityt, Walker, duhej të frenohej nga shoku i skuadrës Ederson pas një konfrontimi të zemëruar me lojtarin e Atleticos, Sime Vrsaljko, i cili u tërbua pas vërshëllimës së fundit.
Mbrojtësi 31-vjeçar bëri një ndryshim të madh për Cityn përpara se të zëvendësohej nga Nathan Ake në minutën e 73-të, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës.
Por, Walker nuk ishte i interesuar të largohej me barelë dhe vendosi të dilte në këmbë nga fusha. Teksa po luante si mbrojtës i djathtë – në anën e kundërt me bankinat, atij iu desh të ecte nëpër të gjithë fushën për të shkuar te stoli i Cityt.
My dad pic.twitter.com/9tr24FagXp
— AG (@grullon2001) April 13, 2022
Kjo do të thoshte të ecte pranë turmës së ‘egër’ të tifozëve vendas, të cilët ishin shumë të irrituar dhe shfrynë në drejtim të anglezit.
Tifozët vendas abuzuan me sharje dhe baza racore ndaj Walkerit, teksa ai çalonte nëpër fushë, por reagimi i anglezit ishte pa i trembur syri dhe buzëqeshte pa asnjë grimë frike. /Telegrafi/