Tifozët e Arsenalit janë absolutisht të entuziazmuar pasi klubi më në fund njoftoi ardhjen e Declan Rice për 120 milionë eurosh – megjithëse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kai Havertz.
Mesfushori gjerman, i cili u bashkua nga Chelsea muajin e kaluar, u kap në një pamje shqetësuese në skaj të dhomës, ndërsa Rice u prezantua me shokët e tij të rinj të skuadrës gjatë një takimi të ekipit në ditën e tij të parë të stërvitjes.
Humori në dhomë ishte i ngazëllyer, me Rice dhe nënshkrimin e ri Jurrien Timber që iu pritën ngrohtësisht nga skuadra, por Havertz dukej i “i dëshpëruar” sipas mbështetësve të Topçinjve.
“Havertz duket i dëshpëruar”, shkroi një fans në Twitter. “Pse Havertz duket kaq i pakënaqur?”, pyeti një tjetër, ndërsa një i tretë tha: “Nuk më pëlqen mënyra se si Havertz duket i ndrojtur dhe i trishtuar ndërsa qëndron larg nga të gjithë të tjerët atje”.
Disa madje e krahasuan Havertzin me Ashley Cole, duke qëndruar në mënyrë famëkeqe në buzë të një fotografie të skuadrës së Romës në vitin 2014.
“Havertz është si Ashley Cole te Roma. Nuk ka miq dhe i mjerë”, shkroi një përdorues në Twitter. “Havertz është i vetmuar në fushë si Ashley Cole te Roma”, tha një tjetër.
Jo vetëm që Rice është bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit, por ata kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro në një afat për herë të parë në histori të tyre. /Telegrafi/
Havertz looks so disinterested 😭 https://t.co/TzHFusMvCx
— 💤 (@whore_ride) July 15, 2023