Nuk ka qetësi për Arsene Wenger në këtë sezon.
Trajneri francez është pjesë e klubit londinez që më shumë se 20 vite duke fituar shumë trofe të Ligës, por jo edhe të Evropës.
Megjithatë, Wenger ka më shumë se 10 vite që nuk mund të fitoj Ligën Premier me Arsenalin dhe kjo ka nervozuar tifozët Topçinj që kërkojnë largimin e tij, shkruan Telegrafi.
Kulmi i durimit të tifozëve të Arsenalit ka ardhur në këtë sezon, ku skuadra e tyre rrezikon seriozisht dhe është shumë afër mos-kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
Ky sezon ka bërë që tifozët të qohen kundër francezit duke kërkuar largimin e tij, për të liruar vend për ndonjë trajner tjetër që nis një projekt të ri.
Edhe në ndeshjen e fundit në Ligën Premier ndaj Stoke Cityt në udhëtim, tifozët janë përkujdesur që të kërkojnë largimin e Wenger me anë të një baneri i cili shkruante: “Wenger – Out means out”, që do të thotë: “Wenger – jashtë do të thotë jashtë”. /Telegrafi/
Wenger out means out. pic.twitter.com/myGdQUAobe
— #Arsenal2020 (@Q8Gunner) May 13, 2017