Site icon Telegrafi

Tifozët e Arsenalit të nervozuar me reagimin e gjyqtarit të katërt ndaj golit të Antony

Disa tifozë të Arsenalit nuk janë të kënaqur me reagimin e gjyqtarit të katërt ndaj golit të parë të Manchester United në ndeshjen e tyre në Ligën Premier në “Old Trafford”.

Ishte një lojë plot vendime të diskutueshme. Në pjesën e parë, Gabriel Martinellt iu anulua një gol pasi VAR udhëzoi gjyqtarin Paul Tierney të konsultohej me monitorin e fushës.

Dhe për zhgënjimin e shumë mbështetësve të Topçinjve, goli përfundimisht u anulua pasi Tierney gjykoi Martin Odegaard se kishte faulluar Christian Eriksen në ndërtimin e aksionit.

Lexo po ashtu Manchester United zbret me këmbë në tokë Arsenalin – ndërpret serinë e fitoreve radhazi

Më pas, kundër rrjedhës së lojës, skuadra e Erik ten Hag shkoi përpara në minutën e 35-të kur debutuesi Antony mposhti Aaron Ramsdalen.

Momente më vonë dhe kamerat iu drejtuan trajnerit të Manchester United , i cili mund të shihej duke folur me gjyqtarin e katërt.

Tifozët e Arsenalit nuk ishin aspak të kënaqur me ndërveprimin, me disa që theksuan se zyrtari dukej ‘vërtet i kënaqur’ pasi vuri në dukje vendimin e Paul Tierneyt për të luajtur avantazh para golit.

Lexo po ashtu Man United 3-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe lojtarëve të tjerë

Ten Hag gjithashtu vuri dorën mbi supin e zyrtarit; një tjetër veprim që solli biseda mes mbështetësve.

Një tifoz në mediat sociale komentoi incidentin, duke thënë: “Ata kanë folur gjatë gjithë lojës si disa shokë”, ndërsa një tjetër shkroi: “Ten Hag shkon te gjyqtari i katërt pas golit të United dhe ai po buzëqesh sikur është Krishtlindje, të paktën përpiquni të fshehni paragjykimet tuaja”.

Një i tretë shkroi: “Po pyesja veten nëse dikush e kishte marrë këtë. Do të betoheshe se zyrtari është pjesë e stafit stërvitor”.

Lexo po ashtu Ten Hag i paralajmëron klubet e Ligës Premier për cilësitë e Antonys - pas fitores në derbin me Arsenalin

Megjithatë, një pjesë e madhe e fansave kishin një mendim të ndryshëm për këtë çështje. Një fans komentoi: “Ata po flasin për avantazhin, pse po përpiqeni të shpikni diçka nga hiçi”.

Një i dytë tha: “Duhet të jem i sinqertë këtu. Gjyqtari luajti një avantazh të shkëlqyeshëm dhe ndoshta kjo është ajo për të cilën ai po buzëqesh”, ndërsa një tjetër komentoi: “Me të drejtë ai ndoshta po e mbështet Tierneyn duke luajtur avantazhin në vend që të festojë golin”.

Lexo po ashtu Arteta ankohet në referim për humbjen ndaj Unitedit

Arsenali barazoi me Bukayo Saka në pjesën e dytë, por pavarësisht se dominoi topin për periudha të gjata, një top i Marcus Rashford vulosi të tre pikët për United, i cili u ngjit në vendin e pestë pasi mori fitoren e katërt radhazi. /Telegrafi/

Exit mobile version