Një tifoz i Arsenalit ka shfaqur një pankartë në shkallët e stadiumit ku kërkonte që mesfushori gjerman, Mesut Ozil, të kthehej në skuadër.
Për herë të parë pas tetë muajsh tifozët e Topçinjve u lejuan të ktheheshin në Emirates, me 2 mijë tifozët që ishin të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Vienna e fituar nga vendasit me rezultat 4-1.
Maskota e klubit e njohur ‘Gunnersaurus’ ishte gjithashtu e pranishme pas një pushimi të gjatë, por nuk kishte asnjë shenjë për Ozilin edhe një herë.
Lojtari më i paguar i Arsenalit me pagë 350 mijë funtesh në javë, Ozil, nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme këtë sezon dhe u përjashtua nga skuadrat për ndeshjen e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.
Në fakt, ai nuk ka shkelmuar asnjë top që nga marsi pasi është ‘ngrirë’ plotësisht nga drejtuesit dhe trajneri Mikel Arteta.
https://twitter.com/Samuel_Gilbert_/status/1334590037942562835
https://twitter.com/ReeceWRLD/status/1334590526893531137
To the person who held the ‘Bring back Mesut sign’
You are my hero❤️
— FEN-Ömar (@AFC___Omar) December 3, 2020
Megjithatë, një tifoz i Arsenalit vendosi të marrë me vete një pankartë ku shkruhet “Kthejeni Mesutin” dhe ai arriti të dilte në TV.
Ozil ka pëlqyer thirrjet e tifozëve ku kërkohet që ai të kthehet në ekip, ndërsa ai lëshoi një deklaratë të fortë duke vënë në dyshim ‘besnikërinë’ e klubit në përgjigje të përjashtimit të tij nga skuadra e Ligës Premier. /Telegrafi/