Telegrafi

Tifozët e Arsenalit nuk mund të besojnë se nuk u akordua penallti pas prekjes së topit me dorë nga Pieters i Burnleyt

Tifozët e Arsenalit janë habitur që ekipi i tyre nuk arriti të marrë një penallti në pjesën e dytë kundër Burnley pasi topi goditi qartë dorën e shtrirë të mbrojtësit Erik Pieters.

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Megjithatë, ekipi londinez mund të merrte një fitore në fundin e pjesës së dytë, nëse gjyqtari do të akordonte penallti.

Lexo po ashtu Zhgënjen Arsenali, nuk merr më shumë se një pikë ndaj Burnleyt

Ishte Nicolas Pepe, i cili brenda zonës u përhoq të kalonte drejt Pieters, i cili qartë preku topin me dorë, por edhe përkundër thirrjes së fuqishme për një penallti, gjyqtari heshti.

VAR-i madje shqyrtoi vendimin – por “afërsia” ishte arsyeja për mungesën e një goditje nga pika e bardhë.

Ky vendim ka habitur të gjithë tifozët, e në veçanti ata të Arsenalit, të cilët assesi të pajtohen me këtë vendim, sidomos pas përfundimit të ndeshjes baras. /Telegrafi/