Para ndeshjes ndaj Norwich tifozët e Arsenalit kanë protestuar para stadiumit Emirates.
Tifozët e klubit londinez kanë shfaqur disa banerë ku kanë kërkuar largimin e trajnerin francez, Arsene Wenger.
Por, kjo nuk është e gjitha, ata duan që me këtë rast të largohet edhe Stan Kroenke, i cili është aksionari më i madh te Topcinjët.
E gjitha kjo ka ardhur pasi tifozët janë lodhur nga investimet e pakta në klub në vitet e fundit. /Telegrafi/