Telegrafi

Tifozët e Arsenalit acarohen me Aubameyangun që pëlqeu postimin se ai e meriton të luajë në një klub më të madh

Pierre-Emerick Aubameyang ka acaruar tifozët e Arsenalit më një pëlqim që ka bërë në një postim në Twitter.

Sulmuesi 31-vjeçar më në fund vendosi që të nënshkruante kontratë trevjeçare me The Gunners, për t’i shuar zërat për largim.

Por, sulmuesi gabonez i ka ndezur edhe një herë tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale.

“Ai e meriton një skuadër të kalibrit të Bayern Munichut, Real Madridit, Manchester Cityt, Liverpoolit etj, jo Arsenali për vite”, thuhej në postim.

Aubameyang nuk ka ngurruar të pëlqente atë postim, duke i acaruar tifozët e skuadrës së Londrës.

Aubameyang është që dy sezone golashënuesi më i mirë i Arsenalit, mirëpo asnjë skuadër e madhe nuk ishte e interesuar të transferonte atë në këtë verë. /Telegrafi/